Kanë fshirë çdo gjurmë, çfarë thotë Stresi për Keisin shumë kohë pas ndarjes (FOTO LAJM)

Edhe pse u bënë disa kohë që nuk janë më bashkë, Stresi vijon që të ketë një vlerëm dhe respekt për ish-partneren, Keisi. Reperi i njohur e ka zbuluar këtë në një postim të bërë në “Instastory”, ku është pyetur se çfarë mendimi ka për Keisin në ditët e sotme.

Përgjigja e Stresit ka qenë se e vlerëson më shumë. Reperi e ka treguar edhe më herët se ka shumë respekt për Kejsin dhe familjen e saj, por është shprehur se nuk do të ketë më kthim pas. Ata duket se nuk janë ndarë dhe aq miqësisht pasi kanë vendosur të mos ndiqen as në Instagram.

“Po ua shpjegoj një herë e mirë të gjithëve ju që me zor e prisni këtë lajm dhe do ju bëhet qejfi se kështu jeni ju. Vajzë më të mirë dhe familje më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet unë s’do gjej më, por jeta kështu është nuk mbaron këtu, vazhdon, kështu që boll më me këto pyetje. Jo s’jemi më bashkë”, është përgjigjur Stresi pak kohë më parë në një tjetër pyetje në “Instagram”.

Asnjëri prej të dyve nuk kanë treguar pse ndodhi ndarja, por nuk dihet nëse ka shanse për ribashkim pas këtij postimi të Stresit, ku tregohet qartë vlerësimi që ka për ish-partneren. Stresi ka thënë vazhdimisht se ka respekt për Keisin dhe në një pyetje u përgjigj se i është mirënjohës përjetë.


Shtuar 4.12.2021 11:25