“Tuttosport” shkruan se Skriniar dhe Inter do të nisin negociatat për rinovimin e kontratës së tij në janar.
Mbrojtësi sllovak është shumë I lidhur me klubin zikaltër dhe nuk ka dyshime se ai do të rinovojë kontratën me ta. Kontrata e sllovakut skadon në qershor të vitit 2023 dhe kështu Inter kërkon të blindojë qëndër mbrojtësin sa më shpejtë të jetë e mundur.
Qëllimi i Marottës dhe Ausilios është që 26-vjeçari të rinovojë pas muajit dhjetor./h.ll/albeu.com