Ishin kthyer në makthin e qytetit, kapen mat dy vëllezërit hajdutë në Berat

Policia ka vënë në pranga 2 shtetas në Berat, vëllezër të cilët akuzohen se kanë bërë 38 vjedhje të ndodhura në këtë qytet.

“A.H., 49 vjeç dhe F.H., 45 vjeç (vëllezër), të dy banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhnin në banesën e shtetases A. A…”-njofton policia.

Berat – Finalizohet operacioni policor i koduar “Vëllezërit”. Zbardhen 38 vjedhje të ndodhura më parë në qytetin e Beratit.

Arrestohen 2 autorët e dyshuar, pasi u kapën në flagrancë duke tentuar të vidhnin në një banesë.

Sekuestrohen disa nga mjetet që përdoreshin për të kryer vjedhjet.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen e arrestimin e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale në DVP Berat, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Vëllezërit”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A.H., 49 vjeç dhe F.H., 45 vjeç (vëllezër), të dy banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhnin në banesën e shtetases A. A.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet që këta shtetas të jenë autorë të 38 vjedhjeve të tjera të ndodhura në harkun kohor 2018-2021, në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që përdornin autorët për të kryer vjedhjet.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, në fushën e vjedhjes së pronës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

 


Shtuar 1.12.2021 10:12