Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook disa foto të qytetit të Pukës, që është zbardhur ditën e sotme nga bora.
Rama shkruan se, e mbuluar me vellon e bardhë të borës, Puka duket më e bukur se kurrë.
Kujtojmë se për shkak të uljes së temperaturave shumë qytete në veri, verilindje dhe juglindje të vendit janë zbardhur nga reshjet e borës që kanë nisur mbrëmjen e djeshme.
Përveç pamjes së bukur, bora solli probleme me qarkullimin në disa akse dhe shkëputje të energjisë elektrike në qytete e fshatra.
Moti i keq gjithashtu bëri që lumenjtë, si Vjosa dhe Shkumbini të dilnin nga lumi dhe të shkaktonin përmbytje.
Tashmë, situata duke më e normalizuar./albeu.com