Tronditi Lezhën me atentatin e dyfishtë, si i fshehu provat autori

Detaje të reja dalin nga vrasja e dyfishtë e Kol Murranit dhe Preng Simonit në Lezhë, një ditë më parë.

Abcneës.al raporton se në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja, dhe dyshohet se autori mund t’i ketë mbledhur, për të fshehur provat.

Ndërkaq, 20 persona janë marrë në pyetje nga policia, kryesisht të afërm të viktimave. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Lalm i Vjetër, në Lezhë.

Njëri prej viktimave, Kol Murrani është një rapsod i njohur. Ndërkohë ende mbeten mister shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.


Shtuar 28.04.2020 07:41