“Omicron” vë në lëvizje autoritetet, Komiteti Teknik i Ekspertëve gati të mblidhet

Mbërritja e variantit të ri të Covid-19 në Europë, Omicron, ka vënë në lëvizje edhe autoritetet përgjegjëse në Shqipëri.

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet këtë javë për të diskutuar rreth kësaj çështjeje.

Kujtojmë se shumë shtete të Europës kanë marrë masa të reja shtrënguese për lëvizjen e qytetarëve. Në Shqipëri ende nuk është konfirmuar rasti i parë pozitiv me “Omicron”, por autoritetet duket se do të vihen në lëvizje për të reaguar ndaj kësaj situate të re./albeu.com/


Shtuar 29.11.2021 17:11