Tirana “zbardhet” nga breshri (VIDEO)

Pak momente më parë, Tirana është përfshirë nga reshjet e breshrit, të cilat kanë zbardhur rrugët e kryeqytetit.

Kujtojmë se gjatë gjithë ditës së sotme në Tiranë ka pasur reshje të dendura shiu, të cilat janë ndërprerë herë pas here vetëm për disa minuta.

Dhe në qytetet e tjera të vendit, moti është përkeqësuar ndjeshëm, në disa zona ka rënë borë ndërsa në të tjera lumenjtë kanë dalë nga shtrati.

Kujtojmë se nesër temperaturat pritet të bien edhe më shumë duke sjellë reshje bore në veri, veri lindje dhe juglindje./albeu.com

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)


Shtuar 29.11.2021 17:18