Aksidentohet për vdekje 20-vjeçari shqiptar në Itali, 4 miqtë e tij në gjendje të rëndë (FOTO LAJM)

Një 20-vjeçar shqiptar në Itali ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor në Viale Abruzzi, ku një makinë tip Fiat 500 L ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar duke u përplasur me një pemë.

Policia raporton se në makinë ishin 5 persona, dy vajza dhe tre djem.

Veç 20-vjeçarit, një vajzë dhe dy djem u dërguan  në gjendje të rëndë në spital./albeu.com/