Teuta ka zyrtarizuar në stol ish-kapitenin e ekipit, Reanato Arapi.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi durrsak përmjes një njfoftimi në faqen zyrtare të Facebook.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Edi Martini dha dorëheqjen nga Teuta pas humbjes ndaj Partizanit.
Postimi i Teutës:
Renato Arapi është trajneri i ri i KF Teuta.
Klubi i Futbollit Teuta emëron në krye të pankinës blu ish kapitenin legjendar Renato Arapi. I shpallur 1 herë kampion i Superligës Shqiptare, 1 herë fitues i Kupës së Republikës dhe 1 herë fitues i Superkupës me Ekipin e Teutës, Arapi ka shkruar një pjesë të historisë së bluve. Renato Arapi ka qenë së fundi në krye të Teutes në rolin e drejtorit teknik dhe gëzon besimin e plotë të presidentit, klubit dhe skuadrës për të marrë zyrtarisht drejtimin. Një zgjedhje brenda familjes për të synuar objektivat sezonalë. Ai do të marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të rradhës ditën e hënë. /albeu.com/