Aksident i frikshëm në Valbonë, makina shkatërrohet plotësisht

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Valbonë.

Nga të dhënat e para bëhet me dije se nuk ka të lënduar rëndë ndërkohë mjeti është dëmtuar shumë dhe po largohet nga vendngjarja.

Paraprakisht dyshohet se shkak të jetë bërë lagështia në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut.

NJOFTIMI I POLICISË

Tropojë/ Informacion paraprak

Më datë 28.11.2021, në fshatin Cërrnicë, automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin T. T., banues në fshatin Markaj, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafik ndarësen.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë tre pasagjerët, shtetasit L. B., M. L., dhe F. RR., të moshës 19 dhe 20 vjeç, banues në Suharek, Kosovë, të cilët janë transportuar në spitalin e Tropojës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. /albeu.com/

 


Shtuar 28.11.2021 10:47