Gasperini: “Shuplakat” na kanë rritur, fitore e madhe për Bergamon kundër Juves

Atalanta për herë të fundit në Torino kishte fituar në vitin 1989. Sigurisht po flasim për një ndeshje kundër Juventusit, skuadër që sot u mposht nga një gol i Duvan Zapata.

Pas ndeshjes trajneri Gian Piero Gasperini nuk mund ta fshihte gëzimin:”Ishte një gëzim i madh për mua, për klubin dhe gjithë qytetin e Bergamos. Ishte një duel shumë fizik, me Atalantën në larësinë e duhur.

Shumë gjëra u thanë për ne në fillim të këtij sezonin, por nëse e nisnim mirë nuk do të kishim 28 pikë. Kishte disa ndeshje që nuk shkuan si deshëm apo që nuk morëm pikët që meritonim. Gjithsesi s’e kam parë kurrë Atalantën të vuajë”.

“Kemi pasur një situatë emergjente për një kohë të gjatë për shkak të dëmtimeve, kjo është e vërtetë, dhe shuëm lojtarë janë dashur të përshtaten në role të tjera. Ishte një pengesë, por të gjithë u ngritën dhe ia dolën.

Disa rezultatet, si humbja me Milanit në shtëpi, u dukën më keq se sa ishin në të vërtetë. Kishte momente kur na mungonin të gjithë qendërmbrojtësit. Tani jemi më të plotë dhe kemi më shumë opsione, si dhe fizikisht jemi më mirë”.

“Kemi treguar pjekuri dhe besim te vetja në Champions League kundër disa kundërshtarëve shumë të fortë. Kemi mësuar nga disa shuplaka në fytyrë dhe kjo na ka lejuar të rritemi. Gjithsesi ne jemi gjithmonë konkurrues”, tha Gasperini mes të tjerash për DAZN./h.ll/albeu.com


Shtuar 27.11.2021 21:03