Masakra në Deçan ka shkaktuar reagime të forta edhe nga ndërkombëtarët të cilët kanë dënuar sulmin me armë që u mori jetën 3 personave dhe u plagos një tjetër.
Rreth kësaj ngjarje të rëndë ka reaguar edhe i ngarkuari me punë ne Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe i ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave nga sulmin që ndodhi mbrëmë në Deçan, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri u vranë tre persona dhe u plagos edhe një tjetër.
“I shokuar nga sulmi i dhunshëm ndaj nxënësve në Gllogjan. Autoritetet po punojnë që të sjellin autorët e krimit para drejtësisë së më parë. Ngushëllime të thella për familjet e viktimave dhe i uroj shërim të shpejtë të lënduarit”, ka shkruar ai në Twitter.
Shocked by the violent attack on students in Gllogjan/Glođane. Authorities are working to bring the perpetrator(s) to justice quickly. Deepest condolences to the victims’ families & wishing the injured a speedy recovery.
— Chargé d’Affaires Nicholas J. Giacobbe, Jr (@USAmbKosovo) November 27, 2021
Njoftimi i policisë mbi sulmin në Deçan:
Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital. /albeu.com/