Partizani ka arritur të fitojë kundër Teutës duke përmbysur rezultatin për të triunfuar me shifrat 2-1, një sfidë që i kishte të gjitha. Një fitore kjo që te demat rikthen qetësinë duke marrë kështu edhe 3 pikëshin e dytë në këtë kampionat.
Teuta ka arritur të kalojë e para në avantazh kundër Partizanit. Në minutën e 26 është shënuar edhe goli i parë i kësaj sfide me Gorgiev që ndëshkon të kuqtë, me një diagonale të bukur me të majtën. U pritet konfirmimi nga VAR për pozicionin e sulmuesit në rastin e golit, dhe u quajt i rregullt.
Në minutën e 36 Partizani kishtë mundësinë për të barazuar rezultatin, Junior i cili merr një top të bukur dhe pason me thembër për Malën, por goditja e këtij të fundit shkon ngjitur me portën e Teutës. Rast i mirë për të kuqtë.
Fillimi i pjesës së dytë foli në favor të Teutës e cila kërkonte golin e sigurisë por pa mundur të gjente golin e shumë dëshiruar.
Edhe Partizani nga ana tjëtër shkoi pranë golin disa herë por u mungonte finalizimi, duke mos arritur të konkretizonin rastet e krijuara.
Në minutën e 63-të demat pretenduan për penallti por gjyqtari kryesor dhe VAR nuk ndanin të njëjtim mendim si të kuqtë. Një krosim në zonë prek dorën e Hektori Idrizajt, por më parë, ishte rënë në këmbë dhe për arbitrin nuk është penallti.
Cara kërcënonte vazhdimisht portën e mbrojtur nga portieri Qirko, por i mungonte cinizmi.
Në minutën e 86-të tensioni në fushë, Albano Aleksi dhe Albion Marku ndëshkohen me karton të kuq pas një përplasjeje.
Ndërsa Partizani do arrinte të barazonte shifrat me anë të një penalltie të shndërruar në gol nga Junior në minutën e 90.
Ndodh e pabesueshmja në “Elbasan Arena”, teksa Partizani arriti të shënonte edhe golin e fitores me ana të Cara në minutën e 96.
Mbyllet kështu kjo sfidë me Partizanin që arrin të mposhtë Teutën. Me këtë fitore partizani arrin në kuotën e 12 pikëve duke u ngjitur në vendin e 5-të, ndërsa durrsakët ngelen në kuotën e 13 pikëve./h.ll/albeu.com