Rama: Hekurudha Durrës – Prishtinë, së shpejti realitet

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë shqiptare me atë të Kosovës  ka folur për marrëveshjet që kanë për t’u firmosur.

Rama ceku ndërtimin e hekurudhës Durrës – Prishtinë ku tha se së shpëjeti do ta bëjmë realitet.

“Njohja e sigurimeve shoqërore është një tjetër pikë në këtë takim, marrëveshje tjetër e veçantë për studentët që studiojnë për një njohje të diplomave përmes procedurave online, duke hequr diskercionin e përgjigjes të dëshirës ose mos dëshirës së burokracisë mes dy anëve. Është një marrëveshje inovatore dhe suksesi i saj është si bazë për njohjen e diplomave në të gjithë rajonin dhe gjërë. Bashkëpunimi në fushën e arsimit është konsideruar prioritet që në krye të herës dhe thellimi në këtë drejtim është detyra jonë. Zbatimi i planit të BE për investime në Ballkanin Perëndimor, për të bashkuar mendjen dhe për të hartuar projektet me impakt për dy vendet.

Për punimin e hekurudhës, Tiranë-Rinas-Durrës ne do të nënshkuajmë një memorandum bashkëpunimi për të filluar studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës Prishtinë, një ëndërr e kahershme dhe një ambicie e gjithë qeverive këtej dhe andej kufirit, jemi të bindur se në varësi të këtij studimi ne do të duam që bashlarisht të prezantojmë dhe këtë projekt për të aksesuar fonde nga plani evropian i Invcestimeve”, ka thënë Rama./albeu.com