Këto janë bizneset që do rifillojnë aktivitetin prej të hënës (FOTO LAJM)

Duke u nisur nga e hëna e 27 prillit do të hapen fasha e dytë e bizneseve në Shqipëri. Lista është e publikuar në faqen online e-Albania, dhe pjesë e saj janë dhe dyqanet e këpucëve apo butiqeve.

Ajo filllimisht u bë publike nga kryeministri Rama, i cili njoftoi se të gjitha bizneset duhet të marrin vërtetimin për hapje aktiviteti në e-albania dhe të njihen me protokollin e sigurisë përmes e-albania. Vërtetimi dhe protokolli duhet të disponohen në mjediset e biznesit përkatës.

Duhet thënë se një nga shqetësimet më të mëdha të bizneseve, që u hapën javën e kaluar, ngrinin shqetësimin se nuk ka fuqi blerëse, dhe nëse nuk ka një lirim të lëvizjes së qytetarëve, hapja e qepenave do të ishte e kot. Nga ana tjetër pavarësisht se bizneset do të hapen, qeveria ka premtuar se dhënia e pages së luftës dhe 40 mijë lekëve nuk do të ndërpritet për të gjitha familjet.


Shtuar 26.04.2020 08:59