Sherri me grushte e shkelma: Polici dyshonte se i ngacmonte të dashurën! (VIDEO)

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku një person u dhunua nga një polic pas një sherri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, ndërsa mësohet se polici, i identifikuar si Anxhelo Bardhi, i cili ishte jashtë shërbimit, ka goditur me sende të forta personin e identifikuar si Xhoen Osmenaj, administrator i një portali.

Konflikti mes tyre ka ndodhur për shkak se Bardhi dyshonte se Osmenaj i ngacmonte të dashurën.

Policia njoftoi pas ngjarjes se gjithçka kishte ndodhur për arsye banale, ndërsa polici u pezull menjëherë pas kësaj.

Njoftimi i plotë i policisë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezullon menjëherë nga detyra punonjësin e patrullës në Stacionin e Policisë Roskovec, shtetasin A. B., pasi:

Sot, rreth orës 20:00, ky punonjës policie, jashtë orarit të shërbimit, në afërsi të sheshit qëndror të qytetit të Fierit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta automjetin e shtetasit Xh. O. dhe është konfliktuar fizikisht me të.

Pas ndërhyrjes së patrullës është bërë shoqërimi i menjëhershëm i shtetasit A. B. në Komisariatin e Policisë Fier dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit dhe SHÇBA-së, po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë.


Shtuar 25.04.2020 21:54