Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, nga 2.708 testime, janë regjistruar 473 raste të reja me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu ka pasur 505 pacientë të shëruar dhe 18 pacientë të tjerë kanë humbur jetën.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni, janë diagnostifikuar gjithsej 213.779 raste me Coronaviurs, ndërsa prej tyre 197.998 janë shëruar dhe 7.492 kanë humbur jetën.
Momentalisht në Maqedoninë e Veriut ka gjithsej 8.289 raste aktive me COVID-19./albeu.com/