Në nder të 46 viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë nisi me një minutë heshtje.
Kujtojmë se autobusi me turistë nga Maqedonia e Veriut u përplas dhe më pas shpërtheu në flakë ndërsa po kthehej nga Stambolli.
Nga tragjedia mbijetuan vetëm 7 persona, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Sofje.
Hetimet mbi këtë ngjarje vijojnë, për të zbardhur shkaqet e aksidentit./albeu.com