Arbana tha se e dashura refuzoi ta surprizonte, Kledi e kundërshton dhe tregon të vërtetën (FOTO LAJM)

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News ka qenë ish-banori i Big Brother VIP, Kledi Hysa për të komentuar eksperiencën e tij në këtë format.

Ai është pyetur nga moderatorja Sidorela Gjoni mbi raportin që ka aktualisht me të dashurën e tij në Austri dhe faktin që kjo e fundit refuzoj të shkonte në shtëpi për të surprizuar Kledin.

Gjatë fjalës së tij ish-konkurrenti është shprehur se e dashura nuk ka shkuar në shtëpi për surprizën e planifikuar sepse ishte anuluar fluturimi. Shkak për këtë janë bërë kushtet e këqija meteorologjike.

“Nuk ka qenë tërheqje nga ana e saj. Problem ishte se u anulua avioni, për shkak të kohës së keqe. Ajo më ka çuar dhe një mesazh por edhe ky nuk arriti të vinte. Kam biseduar dhe çdo gjë është në rregull me të. Normal që ajo ka disa pyetje, normal që do ia shpjegoi këto detaje por ajo e dinte që Kledi do shkonte në një lojë.”- tha Kledi për raportin që ruan me të dashurën në Austri.


Shtuar 23.11.2021 13:51