Prej 10 ditësh në Shqipëri vazhdon vaksinimi masiv i qytetarëve të ndarë në kategori. Gjatë një takimi në Kolonjë ku kryeministri Rama ka prezantuar skuadrën e tij për zgjedhjet e 25 Prillit, Rama ka sulmuar opozitën më në krye Bashën.
“Del Gjino dhe flet për viktima, se normal i ka thënë ai, po ti pse nuk flet për këto…”- tha Rama duke sulmuar Bashën.
Edi Rama: Turp, s’ka më turp. Të dalësh të flasësh dhe tu kthehesh njerëzve që kanë qenë në antkh për ato vaksina. Del Gjino dhe flet për viktima, se normal i ka thënë ai, po ti pse nuk flet për këto.
Vjen tërmeti këta bëhen me tërmetin, vjen virusi këta bëhen me virusin. Si nuk u bënë njëherë me Shqipërinë këta.
Të paktën të mos shpifin. Vaksina merrka jetë, vaksina shpëton jetë dhe shyqyr më në fund të moshuarit dalin nga shtëpitë dhe takojnë fëmijët e tyre pa pasur frikën se mund të infektohen. Dhe tani del Sali, gogoli digjital dhe flet për vdekje.
Rikujtojmë se mbrëmjen e kaluar gjatë një interviste në media, Basha deklaroi se ka informacione për një numër vdekjesh pas vaksinimit në një qendër në Tiranë.