Parashikimi i motit për sot, 23 nëntor 2021

Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë vranësira dhe shira të pakët në veri dhe qëndër por rrebeshe shiu do ketë në jug. Këto kushte atmosferike mbeten deri pasdite kur situata përmirësohet gradualisht duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Kushtet e motit të kthjellët dominojnë deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21 °C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës paraqitet me vranësira të dendura dhe shira afatshukrtër. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të përmirësoj kushtet e motit duke bërë që vranësirat të spostohen drejt juglindjes duke lënë pjesën tjetër të vendit me kthjellime.

Maqedonia e Veriut

Moti i vranët me reshje shiu dominon në të gjithë Republikën e MV, situatë e cila vijon deri pasdite kur moti fillon përmirësohet. Orët e vona të pasdites dhe mbrëmja sjellin mot të kthjellët në të gjithë vendin./albeu.com


Shtuar 23.11.2021 07:28

Tags: