Radev “korr” fitore të thellë në Bullgari, drejt një mandati të ri presidencial

Presidenti bullgar, Rumen Radev duket se po fiton një mandat të dytë me një epërsi të thellë.

Duket se votuesit në vendin më të varfër të Bashkimit Evropian mbështetën mesazhin e tij të fortë kundër korrupsionit.

58-vjeçari Radev kryeson ndaj kundërshtarit të tij Anastas Gerdzhikov me rreth 65 % të votave.

Zgjedhjet vijnë në klimën e pakënaqësisë së gjerë kundër korrupsionit të nivelit të lartë që i dha fund qeverisjes dhjetëvjeçare të ish-kryeministrit Bojko Borisov në prill dhe solli si rezultat fitoren e një partie të re kundër korrupsionit në zgjedhjet parlamentare të javës së kaluar.

Radev, një ish-komandant i forcave ajrore, fitoi popullaritet pasi mbështeti hapur protestat masive kundër korrupsionit ndaj ish-kryeministrit Borisov në vitin 2020.

Ndërsa rivali i tij, e kishte akuzuar Radev se i kishte përçarë bullgarët dhe vendin./albeu.com/


Shtuar 21.11.2021 22:24