Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Çikago të Shteteve të Bashkuara, ku 14 persona bastisën një filial të Louis Vuitton.
Në videon e siguruar nga mediat e huaja, shihen se si 14 persona të armatosur “rrëmbejnë” me shpejtësi rekord dyqanin.
Policia përcaktoi se 14 të dyshuar u futën me në dyqan, morën një sasi ende të papërcaktuar të mallit që ndodhej në dyqan dhe më pas u larguan me vrap.
Ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me tre automjete. Policia vlerëson se janë vjedhur çantat me vlerë 100 mijë dollarë.
Kishte një moment kur roja i sigurisë u përlesh me disa të dyshuar, por edhe pse i armatosur ai nuk qëlloi me armë.
Shefi i policisë, James Kruger tha se po vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve dhe ka të dhëna për automjetet me të cilat ata u larguan, por nuk dha më shumë informacione./albeu.com/