VIDEO/ Myrto Uzuni përmbys Sporting Kansas City dhe i siguron fitoren Austin në MLS

Austin triumfoi 2–1 në transfertën ndaj Sporting Kansas City, në javën e 31-të të MLS-së, falë një paraqitjeje vendimtare të sulmuesit shqiptar Myrto Uzuni. Futbollisti beratas shënoi të dy golat e përmbysjes, duke i dhënë skuadrës së tij tri pikët.

45 minutat e para përfunduan me rrjeta të paprekura, ndërsa sfida u vendos në pjesën e dytë. Sporting Kansas City kaloi në avantazh në minutën e 55-të, kur Afrifa shënoi për 1–0.

Të lidhura

None found

Reagimi i Austin mbajti firmën e Uzunit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare barazoi shifrat në minutën e 64-t dhe, në të 86-tën, realizoi edhe golin e dytë personal, duke përmbysur rezultatin në favor të miqve.

Forma e Uzunit në javët e fundit është mbresëlënëse. Në tri ndeshjet e fundit të kampionatit me Austin, ai ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist, ndërsa në totalin e këtij edicioni numëron 13 gola dhe 3 asiste në 28 paraqitje.


Shtuar më 25.10.2026 09:50