Lazio dhe trajneri Simeone Inzaghi kanë arritur marrëveshje për rinovim deri në vitin 2024 dhe janë vetëm disa formalitete larg nënshkrimit së marrëveshjes së re.
Sipas Il Messaggero, presidenti Claudio Lotito dhe Inzaghi kanë gjetur gjuhën e përbashkët që të vazhdojnë bashkëpunimin.
Inzaghi është në kreun e Lazios që nga viti 2016 dhe i ka ndihmuar të rikthehen në Ligën e Kampionëve.
Këtë vit, renditën në pozitën e gjashtë, katër pikë prapa top katër dhe ende kanë shansin që të sigurojnë kualifikimin.
Kontrata e teknikut italian skadon në verë, por me marrëveshjen e re do nënshkruajë edhe për tri vite me vlerë 2.5 milionë euro për sezon.