“Nuk ka Green Cards për 60 ditë”, ambasada amerikane jep vendimin e rëndësishëm

Vendimi i Donald Trump për të pezulluar emigracionin për 2 muaj, ka shtyrë ambasadën amerikane në Shqipëri të dalë në një deklarim zyrtar.

“Departamenti i Shtetit pezulloi shërbimet rutinë të vizave në të gjitha Ambasadat dhe Konsullatat Amerikane duke filluar nga data 20 mars 2020”, shkruan ambasada ne nje shenim ne faqen e vet ne Facebook.

Ambasada ben me dije se ajo do te ofroje vetëm shërbime në raste emergjencash.

Mesazhi i ambasades se SHBA

Në përgjigje të sfidave mbarë botërore lidhur me pandeminë COVID-19, Departamenti i Shtetit pezulloi shërbimet rutinë të vizave në të gjitha Ambasadat dhe Konsullatat Amerikane duke filluar nga data 20 mars 2020. Ambasadat dhe Konsullatat kanë anulluar të gjitha takimet rutinë të vizave dhe shërbimeve për qytetarët amerikanë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ofron vetëm shërbime në raste emergjencash. Për më shumë informacion mbi vizat, klikoni këtu 👉 https://bit.ly/3cE8BSB


Shtuar 23.04.2020 08:21