Më 27 prill rifillon puna në të gjitha gjykatat e vendit

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur t’i rikthehet punës sistemi gjyqësor në të githë vendin, duke filluar nga 27 prilli.

Sistemi gjyqësor prej më shumë se një muaji ishtë në pauzë, pas shpërthimit të koronavirusit edhe në Shqipëri.

Por me lehtësimin e masave, është vendosur edhe rihapja e tyre. Në njoftimin për hapje, theksohet se kryetarët në detyrë duhet të kenë parasysh respektimin e të gjitha masave për kufizimin e përhapjes së koronavirusit.

“KLGJ vendos rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e Republikës së Shqipërisë, më datë 27.04.2020. Ngarkohen këshillat dhe kryetarët në detyrë të gjykatave për marrjen e masave për rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore, në përputhje dhe respektim të masave për kufizimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në vendimin, që hyn në fuqi menjëherë.


Shtuar 22.04.2020 14:54