Shikon ëmbëlsira në ëndërr? Jo aq keq, ky është kuptimi i vërtetë

Ne të gjithë jemi pak të varur nga ëmbëlsirat (ose shumë) dhe ëndrrat më ëmbëlsira janë një prej më të zakonshmeve. Ëndrrat, në përgjithësi janë përmbushje e një dëshire dhe zakonisht nënkuptojnë diçka të papërmbushur që shfaqet në ëndërr për t’u plotësuar. Ndryshe nga të gjitha ushqimet e tjera, ëmbëlsirat janë të shijshme, por nuk janë vakti kryesor.

Nëse shpesh ëndërron sikur ha ëmblësira, kjo do të thotë se ke nevojë të bësh hapa më të sigurt drejt diçkaje që do të arrish patjetër.

Nëse shikon në ëndërr një tryezë të mbushur plot me ëmbëlsira, do të thotë se në këtë moment të jetës po jeton e distancuar dhe e mërzitur nga jeta me harmoni dhe me gjëra të bukura. Në këtë moment, ndoshta të nevojitet diçka për të të risjellë frymëzimin. Çfarë duhet të bësh? Provo të kërkosh një aventurë të re.

Nëse shikon dikë duke përgatitur ëmbëlsirë, është një shenjë dashurie për partnerin, një takim i afërt me të. Por kjo lloj ëndrre mund të nënkuptojë edhe një martesë. Një bashkim që premton.


Shtuar 18.11.2021 10:36