Deputetja denoncon babain e kryeministrit britanik: I ati i Boris Xhonson më ngacmoi sek*ualisht

Deputetja konservatore Caroline Nokes, ish ministre për emigracionin në qeverinë e Theresa May, ka bërë një deklaratë të fortë kur tha se babai i kryeministrit aktual të Mbretërisë së Bashkuar, e ka ngacmuar seksualisht.

Komentet ajo i bëri në një intervistë të drejtpërdrejtë televizive, ku hodhi edhe akuzat e rënda mbi  Stanley Johnson, shkruan The Guardian.

Deputetja shpjegoi se ngjarja kishte ndodhur në vitin 2003, kur të dy ishin takuar në kongresin e partisë konservatore në BlackPool.

Në atë kohë babai i Johnson, kandidonte për deputet dhe në të kaluarën kishte qenë eurodeputet. Ajo u shpreh se Stenley Johnson e kishte prekur disa herë në fund-shpinë, duke i thënë se kishte një pamje shumë të bukur.

Por vetë Johnson shprehet se nuk mban mend asgjë të tillë. Ndërsa nga Doëning Street nuk është bërë asnjë koment për këtë denoncim. Nuk është hera e parë që Boris Johnson përballet me situata të sikletshme që kanë lidhje me babin e tij.

Në kohën e referendumit të Brexit, të dy ishin në fronte të kundërta, me Stenley Johnson që deklaronte se do të merrte nënshtetësinë franceze pasi dëshironte të ishte pjesë e Europës. Ndërsa gjatë periudhës së pandemisë së Covid ai e kritikoi shumë ashpër djalin e tij kryeministër, duke e akuzuar për keqmenaxhim të situatës./albeu.com/


Shtuar 17.11.2021 17:04