Një stuhi vdekjeprurëse po ndodh në Vankuver të Kanadasë, ku janë ndërprerë lidhjet rrugore dhe ato hekurudhore.
Dy autostrada që lidhin qytetin e Bregut Perëndimor u mbyllën pasi u dëmtuan nga përmbytjet e rënda.
Mijëra njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të stuhisë masive, e cila goditi të hënën, raporton BBC.
Një grua humbi jetën nga rrëshqitja e dheutnë autostradë dhe ekipet e shpëtimit thonë se të paktën dy persona të tjerë janë të zhdukur.
A look from a flyover of #BCHwy1 at Tank Hill near Lytton and Nicomen.
For the latest #BCStorm travel info, check @DriveBC‘s website: https://t.co/0sq39Ad5WN#TransCanadaHighway pic.twitter.com/N4zVto5vNK
— BC Transportation (@TranBC) November 15, 2021
Ndikimi i ndryshimit të klimës në frekuencën e stuhive është ende i paqartë, por ne e dimë se temperaturat e rritura të sipërfaqes së detit ngrohin ajrin sipër dhe bëjnë më shumë energji të disponueshme për të nxitur uraganet, ciklonet dhe tajfunet. Si rezultat, ato ka të ngjarë të jenë më intensive me reshje më ekstreme.
Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve.
Stuhia vjen pasi British Columbia pësoi një valë të nxehtë rekord gjatë verës së kaluar që vrau më shumë se 500 njerëz dhe zjarret që shkatërruan një qytet të tërë./albeu.com