Vrasja dhe groposja në baltë e 8-vjeçarit në Fier, vjen reagimi i parë i Lulzim Bashës

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me ngjarjen tronditëse të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier ku një 8-vjeçar u vra dhe u gropos në mënyrë makabre nga fqinji i tij, Klodian Çalamani.

Basha u shpreh ngushëllimet e tij familjarëve të viktimës dhe thotë se është mjaft i tronditur nga ngjarja e rëndë.  Për kreun e PD-së kjo është një kambanë alarmi për strukturat e shtetit. Më tej Basha shton se duhet një vëmendje e shtuar ndaj çdo rasti që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

Reagimi i Bashës: 

Jam thellësisht i tronditur për ngjarjen e tmerrshme kriminale që i mori jetën një 8 vjeçari në Fier. Si prind, ndaj sot dhimbjen me prindërit dhe familjarët e Mateos dhe lus Zotin t’ua lehtësojë dhimbjen!

Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve!

Dita e djeshme, e cila jo për herë të parë na përballi me ngjarje të rëndë kriminale, është një këmbanë alarmi për të gjitha strukturat e shtetit shqiptar, për policinë, drejtësinë, shëndetësinë e kujdesin social. Duhet një vëmendje e shtuar ndaj çdo rasti, një strategji e re përballjeje përtej propagandës, që ngjarje të tilla të parandalohen pa qenë vonë./albeu.com/


Shtuar 17.11.2021 12:50