Napoli, Lozano: Do të doja të luaja në një klub më të madh

Deklaratat që synojnë t’i bëjnë njerëzit të diskutojnë për ato që Hirving Lozano lëshoi ​​për mediat meksikane pas nokautit të kombëtares së tij kundër Kanadasë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimin për Botërorin 2022: “Mendoj se luaj në një klub shumë konkurrues, me shokë shumë të vlefshëm dhe jam rritur shumë në këtë aspekt.

E vërteta është se do të doja të shkoja të luaja në një klub tjetër më të madh. Unë e konsideroj veten një lojtar shumë konkurrues, me qëllime të qarta. ndjehem se jam në një nivel të mirë dhe do të doja të bëja këtë hap të ri”.

Sido që të jetë, Lozano sqaron se nuk e ka me nxitim: “Por le të shkojmë hap pas hapi, tani më duhet të përmirësohem sa më shumë në planin personal dhe atë futbollistik. Pastaj shpresoj që në dashtë zoti të mundet të ndodhi”./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 17.11.2021 12:45

Tags: ,