E mbani mend “Mariçuin”? Shihni si duket sot aktorja dhe ç’ndodh me jetën e saj personale (FOTO LAJM)

Ju kthejmë mbrapa në kohë me serialin “Cuidado con el angel” apo siç përkthehet në shqip “Kujdes nga engjëlli”, ishte një ndër serialet më të pëlqyer.

Historia që ky serial ka trajtuar, ka bërë që një numër i madh i shikuesit ta përcjellin atë me kureshtje deri në episodin e fundit.

Me siguri nuk e keni harruar as protagonisten e këtij serialit, aktoren Maite Perroni e cila ka bërë bujë tek publiku me interpretimin e rolit të “Marichuit”, shkruan.

Po ç’ka ndodhur me të? Aktorja tashmë është bërë mjaft e suksesshme dhe ka guxuar që të realizojë një serial që ka dalë jashtë pritshmërive.

Ajo është bërë pjesë e një seriali mjaft hit në Netflix, të titulluar “Oscuro Deseo”, ku luan rolin e protagonistes, Almës.

Një profesore e Fakultetit Juridik do të dëgjojë burrin e vet duke bërë një bisedë të dyshimtë në telefon.

Pasi do të bindet të shkojë në një klub nate me shoqen e saj të ngushtë, Alma do të kalojë një mbrëmje p asionante me një djalë 25-vjeçar, Darion.

Përsa i përket jetës personale, “Mariçui” së fundmi ka konfirmuar lidhjen me regjisroin, Andrés Tovar me të cilin ishin miq prej 20 vitesh.


Shtuar 16.11.2021 10:51