Roma kërkon transferimin e lojtarit të Inter-it

Matias Vecino ka folur hapur rreth situatës së tij me Interin.

Në një intervistë pas ndeshjes Urugai-Argjentinë, Vecino ka folur rreth situatës aktuale të tij me klubin zikaltër.  Ai deklaroi se nuk ishte i kënaqur me sezonin që po përjeton me Interin.

Vecino ka luajtur për këtë sezon në total 10 ndeshje dhe Simone Inzaghi nuk e sheh si një mesfushor që duhet ta aktivizojë shpesh. Duke deklaruar këtë gjë, sipas “Il Tempo”, Roma është shfaqur në horizont për të fituar shërbimet e mesfushorit zikaltër.

Roma do të provojë të trasnferojë urugaianin në janar./h.ll/albeu.com


Shtuar 15.11.2021 13:29