Një gazetar me Covid-19, ISHP tregon detajet

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico ka deklaruar ditën e sotme se një gazetar rezulton i infektuar me COVID-19.

Fico ka bërë e dije se ai është në gjendje të mirë dhe se është i vetëizoluar në shtëpi. Po kështu po monitorohet nga mjeku i familjes.

Po Ashtu Fico deklaroi se janë 60 infermierë dhe mjekë të cilët janë infektuar nga Covid-19 dhe 2/3 e tyre janë shëruar.

Kemi raste të gazetarëve të infektuar?

Fico: Po. kemi një rast që po monitorohet. është dhe po monitorohet nga mjeku i familjes.


Shtuar 21.04.2020 10:38