Pamje të trishta: I jepet lamtumira Rikard Ljarjas (VIDEO)

Në një situatë të jashtëzakonshme dhe jo ashtu si do i shkonte për shtat një artisti, po i jepet lamtumira ikonës së kinematografisë shqiptare, Rikard Ljarja.

Aktori u nda nga jeta mbrëmjen e kaluar, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Familjarët kanë çuar në vend amanetin e 77-vjeçarit, i cili para se të ndërronte jetë kishte kërkuar të varrosej në vendlindjen e tij, në Shkodër.

Funerali i aktorit ka mbledhur njerëz ditën e sotme, të cilët e kanë përcjellë Ljarjan me duartrokitje për në banesën e fundit.

Në këto pamje, vihen re veprime shqetësuese nga personat e pranishëm, që rrisin rrezikshmërinë e infektimit nga Covid-19.

Dikush përqafoi dhe puthi aktorin Robert Ndrenika pa marrë parasysh emergjencën Covid-19, madje mungojnë dhe masat mbrojtëse si maska e doreza.


Shtuar 21.04.2020 10:33