“Mbrojtja digjitale”, Rama: Satelitët dhe dronet inteligjentë do na sjellin të dhëna reale

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në Kuved u ndal te mbrojta digjitale e territorit. Rama u shpreh se përmes satelitëve dhe dronëve inteligjentë do të marrim të dhëna në kohë reale.

“Mbrojtja inteligjente e territorit dhe e sigurisë publike hyn në një fazë tjetër, qoftë me sigurimin e satelitëve dhe dronëve inteligjentë, që do na japin të dhënë të besueshme reale ndaj ngjarjeve kriminale të mjedisit në territor që nga mbetjet tek ndërtimet pa leje dhe aspekte që ka të bëjnë më bujqësinë, hektar e kultivuar, me energjinë, burimet hidrike , zjarret dhe pa lënë mënjanë edhe luftën kundër krimit të identifikimit dhe ndjekjes së kriminelëve”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 15.11.2021 10:50