Andre Onana do të largohet nga Ajaxi i Amsterdamit në fund të sezonit. E konfirmon edhe trajneri i “harkëtarëve”, Ten Hag, sipas të cilit klubi më i njohur në Holandë nuk mund të bëjë më shumë veçse të marrë më të mirën nga “gardiani” kamerunas gjatë pjesës së mbetur të sezonit.
“Natyrisht që nuk jemi të kënaqur nga fakti që nuk dëshiron të zgjasë kontratën, por ai është i lidhur me Ajaxin deri në fund të sezonit dhe jam i bindur se se ka motivimin për të dhënë 100%.
Por a do të tentojë sërish Ajaxi për ta bindur që të qëndrojë?
“Nuk varet nga unë, por nga drejtuesit e klubit. Nuk besoj, vendimi tashmë është marrë. Duhet të punoj me këtë skuadër dhe të marr rezultate menjëherë. Onana do të largohet, jo tani, por në verë.”