U prek nga koronavirusi, mamaja e të dashurës së Dybala nuk mban dot lotët (FOTO LAJM)

Katherina Fulop, mamaja e të dashurës së Paulo Dibalas, nuk ka mundur dot të fshehë frikën për infektimin e vajzës së saj, Oriana Sabatini dhe sulmuesit argjentinas.

Në një intervistë për revistën argjentinase “Caras”, Fulop nuk i mbajti dot lotët teksa u shpreh se çifti janë në gjendje të mirë shëndetësore, nuk kanë më simptoma, ama virusi nuk po largohet nga ata.

“Flasim me video. I shikoj të dy. I jap të gjitha këshillat që mundem, si përshembull të kujdesen për veten dhe të mos stërviten shumë. Nëse ndihen të lodhur, i them të shkojnë në shtrat. Mezi pres të jem pranë tyre.

Ori dhe Paulo janë shumë mirë dhe nuk kanë më simptoma. Them se do të bëjnë teste të tjera orët e ardhshme. Janë të infektuar për më shumë se 20 ditë. Testi i parë për Orin doli negativ, pastaj tjetri pozitiv dhe tani po presin rezultatet e reja. Është sikur kanë virusn rezident në trupet e tyre,” tha aktorja dhe modelja nga Venezuela.


Shtuar 20.04.2020 18:36