Sondazhi në Albeu.com/ Durrësi në garë të ethshme, zbuloni kë po votojnë më shumë qytetarët (FOTO LAJM)

Kanë mbetur 20 ditë nga data e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Fushata zgjedhore vazhdon me tone të ashpra nga të 3 kahët kryesorë politikë në vend, ku secila prej tyre fitore me rezultate të thella dhe të pakontestueshme.

Por si po flasin sondazhet në kohë reale për këtë garë zgjedhore?

Në sondazhin e bërë publik nga Albeu.com, me një numër rekord pjesëmarrësish, në 24 orët e fundit, rezultati i përgjithshëm tregon se opozita më në krye Bashën (44.72%) duket se është në epërsi ndaj kryeministrit Rama (41.81 %%) .

KLIKO PËR TË PARË REZULTATET E SONDAZHIT!

qarkun e Durrësit, situata zgjedhore është po aq e nxehtë ku gara mes PS-PD ka një diferencë prej gati 7-8 % votash, në favor të maxhorancës. Kandidati më i votuar në qarkun e Durrësit në PS është kryeministri Edi Rama i cili kryeson me 51.43 % të votave të socialistëve.

Në krahun e opozitës në qarkun e Durrësit kryeson kandidati Ferdinand Xhaferraj me 24.24 % të votave, ndiqet nga Igli Cara me 21.21 % të votave dhe nga Edi Paloka me 18.18 % të votave.

Partia e Monika Kryemadhit e cila ka marrë 8.22 % të votave kryeson me kandidaten e vetme të votuar me 100 % të votave.

Shfletoni më poshtë për të parë galerinë e plotë të sondazhit të deritanishëm nga Albeu.com.