Trajneri i Dinamos, Uku: Deri në fund në “Selman Stërmasi”, aty edhe nëse ngjitemi, dua drejtësi

I ftuar në emisionin “E hëna sportive”, trajneri i Dinamos, Olsi Uku, trajneri i skuadrës së Dinamos, foli për synimin madhor, por edhe për stadiumin se ku do të luhen sfidat e mbetura, ndërsa fillimisht u shpreh: “Ku do të luajë Dinamo? Presidenti Pontrelli ka firmosur një kontratë me presidentin Refik Halili për të luajtur ndeshjet e mbetura në stadiumin “Selman Stermasi”. Gjithashtu është firmosur kontrata edhe për të luajtur ndeshjet në Superligë nëse arrijmë sezonin e ri”, – u shpreh Uku.

Ecuria

“Ndaj Korabit nuk kemi luajtur mirë vetëm 25 minutat e para, e pastaj kemi ndryshuar ndeshjen duke marrë kontrollin e lojës, por fati deshi që mos të barazonim. Në pjesën e dytë nuk është bërë futboll pasi kundërshtari gjithë kohë ishte në tokë e nuk u bë futboll”.

Sfida e radhës

“Është një ndeshje e vështirë do të jetë e luftuar dhe mendoj se nuk do të jetë si ndeshjen e kaluar. Ne e kemi të freskët se kë skuadër kemi përballë dhe pikat e dobëta që ka. Do të shikojmë një Dinamo me kërkuese në këtë ndeshje”.

Gjykimi

“Nuk jam marrë me arbitrat, por uroj që arbitri të jetë i drejtë, vetëm këtë kërkojmë. Nuk shkojmë në Peshkopi për të barazuar. Kemi bërë gabime, por uroj që të jetë një arbitër që të mbajë drejtë. Nuk jemi marrë me gjyqtarët, por kemi një skuadër që mund të fitojë në Peshkopi apo edhe në çdo fushë tjetër”.


Shtuar 5.04.2021 09:04