Tea Trifoni është një ndër ish-konkurrentet më të përfolura nga media rozë gjatë dhe pas daljes nga programi më i komentuar,“Për’puthen”. Pak javë më parë, ajo tregoi se i kishte dhënë fund lidhjes me partnerin, me të cilin postonte shpesh foto, por pa i zbuluar portretin. Ajo tregoi se ishte ‘single’ por nuk preferoi të jepte shumë detaje.
Ndërkohë sot, në emisionin”Goca dhe Gra”, teksa diskutonin se kush e përjeton më shumë ndarjen, meshkujt apo femrat, Tea tregoi se si e kishte përjetuar ajo ndarjen.
“Nuk e kam zemrën të thyer, thjesht është zhgënjyer për momentin”, tha ish-konkurrentja.
Megjithatë, ajo shtoi se besonte se ndarjen meshkujt e vuajnë më tepër se femrat.