“Pse po e vret babin”, çfarë i tha e mitura nënës në momentin kur po qëllonte mbi grekun

Para dy ditëve në Greqi, shqiptarja Klodiana Çela qëlloi me dy plumba ish të dashurin grek pas një beteje të gjatë për kujdestarinë  e vajzës.

Mjeku i njohur grek George Neos u qëllua me armë nga Klodiana me të cilën kishte një vajzë 13-vjeçare, e cila jetonte prej 5 vitesh me babin dhe gruan e tij me origjinë angleze.

Sipas mediave greke, vajza tentoi që të ndalojë nënën e saj që të qëllonte mbi të atin, por nuk ja doli.

“Të lutem ndalo. Mos e bëj atë. Pse po ia bën këtë babit tim?” mësohet se ka thënë vajza dhe më pas përqafoi të atin që kishte rënë në dysheme pas plumbave të marrë./albeu.com

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Shtuar 13.11.2021 08:52