Ministrit maqedonas i hakerojnë “Twitter-in”: Postimet që do shihni s’janë të miat

Ministrit të Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmanit, i kanë hakeruar llogarinë “Twitter”.

Lajmin e ka bërë të ditur veta Osmani, përmes një postimi në Facebook, ku thotë se aktivitetet e fundit nuk përfaqësojnë as synimet, aktivitetet, pikëpamjet e bindjet e tij e as nuk janë pikëpamje zyrtare të institucionit.

Postimi:

Të nderuar,

Dua t’ju informoj se profili im zyrtar dhe i verifikuar në Twitter, si Ministër i Punëve të Jashtme, @Bujar_O (Bujar Osmani), sot ka qenë objekt i një sulmi hakerësh dhe është marrë nën kontroll nga persona të panjohur.

Ju njoftoj se për momentin, profili im në Twitter është jashtë kontrollit tim, dhe si rrjedhojë, aktivitetet e fundit nuk përfaqësojnë as synimet, aktivitetet, pikëpamjet e bindjet e mia e as nuk janë pikëpamje zyrtare të institucionit.

Rasti është raportuar në Ministrinë e Brendshme, si dhe në adresat përkatëse në rrjetin social “Twitter”, nga ku pres reagim të shpejtë dhe kthim të profilit zyrtar dhe të verifikuar nën kontrollin tim./albeu.com


Shtuar 13.11.2021 07:44