Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kombinat, në rrugën “Konferenca e Pezës” ku një makinë ka dalë nga rruga duke plagosur shoferin.
I plagosur ka mbetur shtetas A.M., 18 vjeç dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/ Informacion paraprak
Me datë 12.11.2021, rreth orës 21:40, në Kombinat, në rrugën “Konferenca e Pezës”, mjeti me drejtues shtetasin A. M.,18 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.