Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka kërkuar homologut italian që të rishikojë kufizimet e udhëtimeve me shtetasit shqiptarë.
Kërkesën ajo e ka bërë gjatë një takimi me homologun italian Roberto Speranza sot në Romë ku kanë nënshkruar marrëveshjen 5-vjeçare të bashkëpunimit mes Ministrive të Shëndetësisë për sigurimin e trajtimit falas dhe profilaksisë për të gjithë fëmijët hemofilikë në Shqipëri.
Manastirliu deklaroi se i ka kërkuar ministrit Speranza të rivlerësojnë vendimin për kufizimin e udhëtimeve për qytetarët shqiptarë drejt Italisë në bazë të situatës epidemiologjike në vendin tonë./albeu.com/