Fifi hap zemrën: Kam vetëm 70 euro në kuletë, nuk e di si do e paguaj qiranë e muajit (FOTO LAJM)

Banorët e “Big Brother VIP” i shkruajtën njëri-tjetrit kartolina, të cilat i lexuan më pas me zë të lartë. Fifi u prek nga kartolina e Donaldit për të.

“Shpresoj që kjo kartolinë të të gjejë mirë! Mendoj se duhet t’i marrësh situatat pak më qetë dhe të jesh më pak kokëfortë. Në disa raste duhet të ulesh pak me këmbë në tokë. Shpresoj t’i pranosh këshillat, një mik që të do të mirën”, i shkruante ai.

Fifi hapi zemrën dhe tregoi të gjitha përjetimet kur është futur në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’.

“Realisht mendon që prej kur jam futur në shtëpi, kam hyrë gabim. Jam futur me 102 milion presione brenda, me mospranimin e familjes time, me 70 Euro të fundit që i kam lënë në kuletën time para se të futesha brenda, kam hyrë në këtë shtëpi duke menduar si do e paguaj, nëse rri deri në fund, qiranë e muajit të ri.

Kur kam hyrë në këtë shtëpi nuk më janë dhënë 10 ditë ilaçet e mia, e kam njohur një njeri dhe kam pasur super mega presion dhe nuk e di as vetë ça bëja apo ça thoja. Kur ka ardhur babi im unë kam ndryshuar, kur erdhën çunat unë kam ndryshuar prapë, e kam sjellë Fifin pozitive, Fifin që e do dhe babi im dhe njerëzit e mi”, tha ajo.

 


Shtuar 11.11.2021 18:33