Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme para ambienteve të shkolles “Jordan Misja” në Shkodër. Dy 17-vjeçarë Jak Frroku dhe Emiljan Ndershtiqi, janë konfiktuar me fjalë fillimisht në shkollë dhe pas mbarimit të mësimit kanë dalë në ambientet e jashtme, në rrugë. Emiljan Ndershtiqi ka pasur thikë me vete dhe ka goditur bashkëmoshatarin e tij Jak Frroku.
Aty kanë ndërhyre shokët dhe i kane ndarë. Më pas kanë çuar të plagosurin në spital ku ka marrë mjekimin.
Burime nga policia bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është arrestuar.
Autori rezulton të jetë i dënuar më parë me “arrest shtëpiak” për kanosje dhe armë mbajtje pa leje, dënim i konvertuar nga gjykata me shërbim prove deri në mbarimin e shkollës së mesme.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/informacion paraprak
Në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur i dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi J.F., 17 vjeç.
Nga veprimet paraprake rezulton se është konfliktuar jashtë ambienteve të shkollës me shokun e tij të klasës me shtetasin E. N., 17 vjeç për motive të dobëta.
I dëmtuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Falë veprimeve të shpejta të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë e mundur kapja e autorit të ngjarjes dhe shoqërimi i tij për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com