Orë e para të mëngjesit të sotëm, te kryqëzimi i 21 Dhjetorit në Tiranë, ka ndodhur një aksident i rëndë. Për pasojë kanë humbur jetën 2 persona, Luan Cenollari dhe Ali Bejo.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com