Mbrëmjen e sotme në vendin tonë kanë mbërritur edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Dozat e vaksinave të mbërritura sot në vendin tonë janë pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Në total deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 2,571,840 vaksina anti-Covid.
POSTIMI:
Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.
Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina antiCOVID-19.
Jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari